Reçeta e Cekës - Sallatë me aromë grejpfruti

  • 24 January 2017 - 12:59
Reçeta e Cekës - Sallatë me aromë grejpfruti

Grejpfrutët priten përgjysmë ose, nëse shërbehen një për person, priten lart në formë kapaku. Pastrohen me kujdes nga fryti i brendshëm duke e ruajtur lëngun të cilin e lëshojnë, kurse fryti pritet në copa të vogla., raporton Gazeta Kosova Sot

Rrepat e bardha, pasi të pastrohen, kalohen në rende, përzihen me frytin e grejpfrutit, u hidhet vaj ulliri, lëng grejpfruti, majdanoz dhe sipas dëshirës hudhër e shtypur. Përzihet mirë dhe me këtë masë mbushen grejpfrutët. Mbi zbukurohen me majdanoz të grirë hollë dhe rrepka të kuqe. Kjo sallate është e shëndoshë, e shijshme dhe preferohet për uljen e kolesterolit.

PËRBËRËSIT: 2 grejpfrutë, 2 rrepa të bardha, rrepka të kuqe, disa thelpinj hudhre, vaj ulliri, majdanoz.

(Kosova Sot)