Reçeta e Cekës-Tortë me mollë dhe mjaltë

  • 24 January 2017 - 17:57
Reçeta e Cekës-Tortë me mollë dhe mjaltë

PËRBËRËSIT: 125 gr. gjalpë, 2 vezë, 220 gr miell, lëvore limoni në rende, 6 lugë qumësht, 1 lugë e mesme maja, 4-5 mollë të tharta, lëngu i një limonit, Tundet gjalpi i zbutur me sheqer dhe lëvore limoni. Hidhen vezët duke e rrahur masën edhe më tutje.

Shtohet mielli, një majë thike kripë, qumështi dhe maja. Brumi i përzier mirë derdhet në tepsi të thellë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Mollët qërohen, priten përgjysmë, pastrohen nga farat, bëhen të prera me thikë në sipërfaqe, spërkaten me lëng limoni që të mos nxihen dhe një vendoset në qendër, kurse tjerat rrotull pa i shtypur. Ëmbëlsira piqet në furrë të nxehtë me temp. 180 gradë C për 45 min. Pasi të largohet nga furra, lyhet me mjaltë ose marmeladë kajsishë.

(Kosova Sot)