Reçeta e Cekës- Shportëza filigrani

  • 24 January 2017 - 20:01
Reçeta e Cekës- Shportëza filigrani

PËRBËRËSIT: 2 të bardha vezësh, 100 gr. sheqer pluhur, 110 gr. miell, 1 qeskë vanile. Me ndihmë të pjatës vizatohet forma në letër. Vezët dhe sheqeri tunden në mareng të dendur, pastaj shtohet mielli me sh. vanileje.

Letra e vizatuar shtrohet në tepsi, mbi të vendoset letër pergamenti. Kaushi mbushet me masën e përgaditur, pastaj me kujdes vizatohet me brum modeli. Piqen në furrë me temp. 200 gradë C për 5-6 min. Sa janë të nxehta me kujdes largohen nga letra me majë thike dhe menjëherë vendosen në filxhanë qumështi, në mënyrë që ta marrin formën e rrumbullakët. Me shportëza të mbushura me akullore 2-3 ngjyrëshe, shërbehet pure mjedrash ose dredhëzash. 

(Kosova Sot)