Reçeta e Cekës- Ragu peshku

  • 16 February 2017 - 15:34
Reçeta e Cekës- Ragu peshku

PËRBËRËSIT: 500 gr fileta peshku, 1 qepë, 2 thelpinj hudhre, 2 speca të gjelbër ose të kuq, 1 lugë gjalpë, 1 lugë vegetë, 1 lugë pure domatesh, majdanoz, borzilok të tharë, 1 lugë specall, 1/8 lit verë të zezë, kripë.

Qepa dhe hudhrat priten imët, kurse specat pastrohen nga farat dhe priten në pjesë të gjata. Në tigan me yndyrë, fërgohen 3-4 minuta, të mbuluara me kapak. Ndërkohë, peshku pritet në copa të vogla katrore dhe hidhet në enë me 1 gotë ujë dhe mëlmesa. Vlohet në temperaturë të ulët afro 15 minuta. Në masën e qepëve dhe specave, shtohen pureja e domateve, vera dhe së bashku zihen edhe 5 minuta, pastaj hidhet mbi peshk dhe, sa të marrë një valë, largohet nga zjarri. Raguja e nxehtë shërbehet me oriz të zier.  
 

(Kosova Sot)