Reçeta e Cekës - Sallatë ruse

  • 30 March 2017 - 12:00
Reçeta e Cekës - Sallatë ruse

Veçan zihet pula dhe perimet. Mishi i zier largohet nga eshtrat dhe pastrohet nga lëkura. Pritet imët.

Të gjitha perimet dhe vezët e ziera priten sa më imët. Përzihen me kujdes mishi me perimet, vezët, bizelet dhe 400 gr majonezë. Kriposet sipas shijës dhe vendoset në pjatë ovale ku do të shërbehet, kurse 100 gr majonezë përzihen me lëng limoni, disa pika vaj dhe derdhen mbi sallatë. Paragjella zbukurohet në mënyra të ndryshme, sipas shijes dhe dëshirës së amvises.

SHPORTËZA PARiZERi TË MBUSHURA PËRBËRËSIT:

Salsiçe-parizer sipas racioneve, speca të gjelbër, vezë, djathë, majdanoz, sallatë të gjelbër. Parizeri pritet në rrathë, duke mos ia larguar cipën. Në tigan me yndyrë hidhen copat e parizerit, për t’u skuqur nga të dyja anët. Duke u fërguar, ato marrin formën e shportëzës, por nëse jo, atëherë pasi të largohen nga zjarri, me kujdes u jepet forma. Specat e pastruar nga farat priten imët dhe fërgohen pak në yndyrë të nxehtë. Shtohen vezët e rrahura me djathë të grimcuar dhe majdanoz të grirë hollë. Me masën e butë të vezëve mbushen shportëzat e parizerit dhe shërbehen të nxehta, të servuara në fletë sallate të gjelbër dhe të zbukuruara sipas dëshirës. PËRBËRËSIT: 1 pulë, 200 gr karota, 100 gr rrënjë majdanozi, 5 patate, 5 vezë, 250 gr bizele, 500 gr tranguj turshi, 500 gr majonezë, kripë. 

(Kosova Sot)