Reçeta e Cekës - Kifle të njelmëta me patate

  • 17 February 2017 - 15:47
Reçeta e Cekës - Kifle të njelmëta me patate

PËRBËRËSIT:

400 gr miell, 200 gr gjalpë, 50 ml vaj, 250 gr patate, 1 vezë dhe 2 të verdha, 20 gr tharm buke, 1/2 filxhani kafeje qumësht, pak kripë.

Tundet mirë gjalpi i zbutur. Shtohet vaji. Patatet e ziera qërohen, kalohen në sitë dhe pasi të ftohen, i shtohen gjalpit. Shtohen mielli, 1 kokërr vezë e 1 e verdhë dhe tharmi i ardhur në qumësht të vakët. Masa kriposet, përzihet e ngjeshet mirë dhe vendoset në vend të ftohtë për të qëndruar tërë natën. Brumi pastaj shtrihet në tavolinë, paloset 2-3 herë duke pushuar nga ½ ore, dhe pasi të rrafshohet mirë, nxirren kiflet me anë të kallëpit ose me gotë. Palosen në tepsi të lyer me yndyrë, lyhen me vezë dhe futen në furrë me temperaturë mesatare, për t’u pjekur gjersa të fillojë një skuqje e lehtë. 

(Kosova Sot)