Reçeta e Cekës - Tortë me pemë të buta e puding

  • 17 February 2017 - 19:20
Reçeta e Cekës - Tortë me pemë të buta e puding

PËRBËRËSIT: 5 vezë, 5 lugë sheqer, 6 lugë miell, 1 pluhur paste, 1 lëvore limoni, 1 kg dredhëza ose pemë tjera të buta, 2 pudingë vanileje të përgaditur sipas udhëzimit në qeskë, 1 krem i rrahur i bardhë. 
Tunden të bardhat e vezëve me sheqer në borë të qëndrueshme. Hidhen të verdhat e vezëve duke i tundur vazhdimisht. Shtohet dhe përzihet me lugë mielli i përzier me pluhur paste dhe lëvore limoni.

Hidhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Piqet në furrë me temperaturë 180 gradë C për 40 minuta. Pasi të ftohet, pritet horizontalisht. Pudingu përgatitet sipas udhëzimit. Pasi të ftohet pak, me gjysmën e masës lyhet njëra kore e patishpanit. Mbi hidhen gjysma e dredhëzave të shtypura. Mbulohet me koren e dytë, e cila lyhet me pjesën tjetër të pudingut dhe vendosen gjysma e mbetur e dredhëzave të prera. Torta zbukurohet me krem të rrahur të bardhë. Mbi pemë hidhet zhelatina e pëgaditur sipas udhëzimit. Në vend të pudingut, torta mund të lyhet me marmelatë dredhëzash. 

(Kosova Sot)