Reçeta e Cekës- Fondy me djathë

  • 18 February 2017 - 14:08
Reçeta e Cekës- Fondy me djathë

PËRBËRËSIT: 1/2 thelbi hudhre, 2 dcl verë e bardhë, 500 gr djathë grojer ose Rona vendore, piper i bardhë, arrë moskati, rriska buke bajate e të prera në katrorka të vogla. Me hudhër lyhen anët e enës speciale. Derdhet vera dhe djathi i prerë imët. Ena vendoset mbi zjarr në mes të tavolinës. Shtohen piperi dhe moskati. Përzihet gjersa të shkrihet djathi. Për çdo person servohet piruni i gjatë, në të cilin vet personi e ngulit bukën dhe e ngjynë në enë me djath të shkrirë. 

(Kosova Sot)