Reçeta: Pogaçe me suxhuk

  • 23 February 2017 - 15:07
Reçeta: Pogaçe me suxhuk

PËRBËRËSIT: 2 vezë, 1 gotë kos, 1/2 qeskë pluhur paste, ¼ gotë vaj, 1 ½ gotë miell, pak kripë, suxhuk ose djathë. Tunden vezët dhe shtohen përbërësit e tjerë një nga një, përpos suxhukut. Masa përzihet mirë me lugë dhe derdhet në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi radhiten copat e suxhukut ose djathë i troshitur. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur. Pritet me thikë në katrorë të dëshiruar. 

(Kosova Sot)