Reçeta e Cekës- Palpetë në flakë

  • 19 March 2017 - 19:39
Reçeta e Cekës- Palpetë në flakë

Nga brumi bazë i palpetëve përgaditen nga 2 palpetë për person. 4 katrorka sheqeri kalohen në lëvore portokalli, lëngu i një portokalli, në mënyrë që të thithet lëngu i lëvores. Shtohen 70 gr. gjalpë, 1 lugë liker portokalli dhe shtypet sheqeri e të gjitha përzihen mirë. Masa e përzier derdhet në fëltere në zjarr të ulët. Në masën valë vehen palpetët një nga një duke i palosur në katër pjesë, pastaj vendosen në pjatë të nxehtë duke e derdhë mbi palpetë gjalpin e nxehtë. Në xhezve ose qepshe nxehen 3 lugë konjak, ndezet dhe hidhet mbi palpetë të nxehta. 

(Kosova Sot)