Reçeta e Cekës- Manti me pure patatesh - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės- Manti me pure patatesh

Reēeta e Cekės- Manti me pure patatesh

PËRBËRËSIT: 1 lugë e mesme maja, 3 vezë, 1/2 lit qumësht i vakët, 1 margarinë, 4 patate të mëdha, 1/2 kg miell, 300 gr mish të bluar, 2 qepë, majdanoz, kripë, piper. Qepët e grira në rende fërgohen me 50 gr margarinë. Hidhen specall, mishi i bluar, majdanozi i grirë hollë, piper, kripë, përzihet mirë dhe yçi i përgatitur vendoset në vend të ftohtë. Ndërkohë përgatitet pureja me 4 patate, 200 gr maragrinë dhe ½ lit qumësht. Pasi të ftohet, i hidhen vezët, kriposet sipas shijes dhe i hidhet maja e ardhur dhe mielli duke e përzier vazhdimisht. Brumi i përgatitur futet në frigorifer me ngrirje të thellë për dy orë. Pasi të forcohet pak brumi, ndahen përafërsisht 25-30 toptha. Në shuplakë të dorës tëhollohet brumi, në mes vihet nga 1 lugë yç i përgatitur dhe brumi mbyllet mirë me dorë në formë topthi. Këto palosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe futen në furrë të posakyçur me temperaturë 200 gradë Celsius për t’u pjekur gjersa të fillojë skuqja.

(Kosova Sot)

12 orë e 41 minuta më parë