Reçeta e Cekës- Koktej martini

  • 20 March 2017 - 20:53
Reçeta e Cekës- Koktej martini

PËRBËRËSIT: 1 dcl xhin, 0, 5 dcl vermut, 1 kokërr ulliri I gjelbërt, 3 pikë limon, 3 katrorka akull. Në enë të posaçme për përgatitje të koktejit, hidhet vermut, xhin dhe akull. Pasi përzihet në drejtim të akrepave të orës, derdhet pa akull në gotë me Martini. Shtohen 3 pikë limon dhe një ulli në shkop. Koktej Martini konsiderohet si mbret i koktejeve, prandaj duhet përmbajtur rregullave-jo të tundet, por të përzihet 8 herë në drejtim të akrepave të orës dhe të shërbehet patjetër me ulli brenda pijes.

(Kosova Sot)