Reçeta e Cekës- Kompot nga ftonjët

  • 21 March 2017 - 20:42
Reçeta e Cekës- Kompot nga ftonjët

PËRBËRËSIT: 1 kg. ftonjë, 400 gr sheqer, lëngu i 1 limonit. Ftonjët pastrohen dhe priten në katrorë me thikë të dhëmbëzuar ose të thjeshtë. Nga sheqeri dhe ¾ l. ujë, zihet shurupi 15 min. në zjarr të ulët. Shtohet limoni, nëse ftonjët nuk janë mjaft të thart. Hidhen ftonjët që të zihen 10 min. Mbushen kavanozët e sterilizuar me ftonjë të kulluar, mbi të cilët hidhet shurupi i nxehtë një gisht nën gryk. Kavanozët mbyllen me kapak dhe vlohen në tenxh. me ujë të nxehtë afro 10 min.  

(Kosova Sot)