Reçeta e Cekës- Tortë me zhele b. arra dhe rrush

  • 22 March 2017 - 18:29
Reçeta e Cekës- Tortë me zhele b. arra dhe rrush

BRUMI: 8 vezë, 8 lugë sheqer, 4 lugë miell, 300 gr arra të bluara. FILLI I PARË: 1/2 lit qumësht, 125 gr sheqer, 3 lugë miell, 3 të verdha vezësh, 125 gr gjalpë, 100 gr arra të grimcuara, 100 gr rrush të thatë, 100 gr zhele bonbone të grimcuara. FILLI I DYTË: 3 të verdha të vezëve, 125 gr sheqer pluhur, 3 lugë qumësht, 100 gr çokollatë, 125 gjalpë. MARENGA: 4 të bardha të vezëve, 350 gr sheqer. TORTA “MARKEZ” 

Tunden të bardhat e vezëve me sheqer dhe sa të fryhen, i shtohen të verdhat e vezëve. Kësaj mase i shtohen mielli dhe arrat e bluara, duke i përzier me lugë. Masa e përgatitur derdhet në kallëp torte të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë Celsius, për t’u pjekur për afro 40 minuta. Pasi të ftohet, pritet në dy pjesë horizontalisht. Ndërkohë përgatitet filli. Filli i parë: Nga ½ lit qumësht ndahen 4-5 lugë të cilat përzihen me miell, kurse pjesës tjetër i shtohet sheqeri dhe vihet në zjarr. Qumështit të vakët i shtohet mielli i ulur në qumësht duke e përzier vazhdimisht që të mos mbesin kokrriza. Përzihet gjersa të vlohet qumështi dhe, nëse ka nevojë, tundet me mikser gjersa të vlohet. Gjalpi i zbutur tundet, i shtohen të verdhat e vezëve dhe përzihet me kremin e ftohur. Kësaj mase i shtohen arrat e grimcuara, rrushi i thatë dhe zhelet e grimcuara. Filli i dytë: Në avull tunden vezët me sheqer dhe qumësht. Kësaj mase i shtohen çokollata e zbutur në avull dhe gjalpi i zbutur i prerë në copa të vogla. Të gjitha tunden mirë. Marenga: Të bardhat e vezëve tunden në marengë të dendur, duke ia shtuar curril shurupin e trashë të nxehtë të përgatitur me 350 gr sheqer dhe 1 dcl ujë. Në pjatë për tortë vendoset njëra kore e patishpanit. Lyhet me gjysmën e kremit të parë, pastaj me kremin e dytë. Mbi vendoset korja e dytë, e cila lyhet gjithashtu me kremin e parë, pastaj të dytë. Torta lyhet mbi dhe anash me kremin e përgatitur nga të bardhat e vezëve. Zbukurohet sipas shijes. 

(Kosova Sot)