Reçeta e Cekës - Patëllxhanë të skuqur

  • 24 March 2017 - 15:34
Reçeta e Cekës - Patëllxhanë të skuqur

PËRBËRËSIT: 1/2 kg patëllxhanë të hollë, 3 vezë, miell, galetë, kripë, piper, koriandër. 
Lahen patëllxhanët, qërohen dhe priten në rrathë ose në pjesë të gjata. Kriposen dhe pas ½ ore shpërlahen dhe kullohen mirë. Patëllxhanët kalohen në miell, vezë të tundura dhe skuqen në vaj të nxehtë. Hidhet mbi koriandër i grirë hollë dhe shërbehen të nxehta si garniturë me mish të përgatitur në mënyra të ndryshme ose si paragjellë
 

(Kosova Sot)