Reçeta e Cekës- Ëmbëlsirë me vishnje

  • 20 April 2017 - 18:44
Reçeta e Cekës- Ëmbëlsirë me vishnje

PËRBËRËSIT: 6 vezë, 6 lugë sheqer 150 gr arra të bluara, 100 gr bajame të përvëluara, të qëruara dhe të grimcuara, 4 lugë biskota të bluara dhe të ulura në rum. Tunden mirë të verdhat e vezëve me sheqer. Shtohen arrat e bluara dhe bajamet e grimcuara. Veçan tunden të bardhat e vezëve në marengë të trashë, pastaj përzihen me të verdhat, dhe kësaj mase i shtohen edhe biskotat e ulura. Të gjitha përzihen me lugë, derdhen në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur dhe ëmbëlsira futet në furrë të nxehtë me temperaturë mesatare. Gjysmë e pjekur nxirret nga furra, mbi i hidhen vishnjet e pastruara, të kulluara dhe prapë kthehet në furrë për t’u pjekur edhe pak. Pasi të piqet dhe të ftohet, i hidhet mbi sheqer pluhur ose krem i rrahur dhe pritet në katrorë. 

(Kosova Sot)