< Reçeta e Cekës - Kifle - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės - Kifle

Reēeta e Cekės - Kifle

PËRBËRËSIT: 1/2 kg miell, 1/4 lit qumësht, 1 qeskë maja, 2 lugë sheqer, pak kripë, 1 sheqer vanileje, 2 vezë, 1/2 qeskë pluhur paste, 2 lugë vaj, 2 lugë margarinë. Në qumësht të vakët me një lugë miell dhe pak sheqer, derdhet maja dhe vendoset në vend të ngrohtë gjersa të vijë. Në masën e miellit të përzier me pluhur paste, qiten maja e ardhur, 1 vezë e tundur, 2 lugë sheqer, një sheqer vanilje, pak kripë dhe 2 lugë vaj. Në tavolinë të përmillur ngjeshen përbërësit mirë, gjersa të fitohet një brumë i butë dhe i lëmuar. Pasi të ngjeshet mirë, brumi duhet të qëndrojë në vend të vakët gjersa të dyfishohet masa. Brumi i ardhur ndahet në 4 kuleç, tëhollohen në madhësi pjate dhe priten në 8 pjesë. Çdo pjesë lyhet me vaj, qitet nga një lugë djathë i troshitur i përzier me të bardhë veze dhe mbështillen kiflet të cilat palosen në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi lyhen me të verdhë veze dhe u hidhet susam. Mbi çdo kifle vihet nga një copëz margarine. Posa të kyçet furra në temperaturë 180 gradë C, futen në furrë për t’u pjekur gjersa të skuqen. 

(Kosova Sot)

9 orë e 42 minuta më parë