Reçeta e Cekës- Mish viçi me qepujka

  • 25 April 2017 - 08:45
Reçeta e Cekës- Mish viçi me qepujka

PËRBËRËSIT:

1 dcl vaj ulliri, 1 kg mish viçi, 700 gr qepujka, 3 thelpinj hudhre, 1/2 gotë verë, 2 lugë pure domatesh, kripë, piper, dafinë. Në vaj të nxehtë fërgohen qepujkat 5 minuta. Në munges të tyre, përdoren qepë të prera në rrathë. Ndërkohë pritet mishi në kubikë afro 3 centimetra.

Qepët e skuqura largohen nga yndyra dhe aty hidhet mishi për t’u fërguar 10 minuta, pastaj hidhen kripë, piper, erëza sipas shijes, pureja e domateve dhe vera. Kthehen qepët në masën e mishit, përzihet gjella me kujdes dhe ena mbulohet me kapak që të zihet në zjarr të ngadaltë edhe 1 orë e 30 minuta.

(Kosova Sot)