Reçeta e Cekës- Sallatë jeshile në pjatë akulli

  • 27 April 2017 - 12:11
Reçeta e Cekës- Sallatë jeshile në pjatë akulli

PËRBËRËSIT: 2 sallata të gjelbra- marulla, 1 tubë qepë të njoma, 2 lugë vaj ulliri, 1/2 limoni, kripë. 
Sallata e gjelbër lahet me sasi të madhe uji, madje mirë është të qëndrojë për një kohë në ujë, e pastaj të pastrohet çdo fletë veç e veç. Përgatitet para ngrënies, sepse nëse qëndron gjatë, vyshket. Sallata jeshile copëtohet me dorë, sipër i hidhen qepët e prera së bashku me fletë, kopra e grirë dhe spërkatet me vaj, lëng limoni ose uthull, pastaj i hidhet kripë. Përzihet me kujdes me dy pirunë dhe vendoset në mes të pjatës. Kjo sallatë mund të kombinohet me çdo sallatë tjetër duke e vendosur përreth saj ose në mes. 
 

(Kosova Sot)