Reçeta e Cekës: Pite katullaqe kollpite

  • 29 April 2017 - 09:08
Reçeta e Cekës: Pite katullaqe kollpite

PËRBËRËSIT: 1 gotë qumësht, 1/2 gotë ujë, 1/2 kg mazë, 2 lugë miell misri, kripë, 1 kg miell gruri. Maza me qumësht dhe ujë vlohen. Hidhet miell misri, përzihet mirë dhe largohen nga zjarri. Me 1 kg miell të grytë zihet një brumë i rëndomtë për pite. Ndahen kuleçtë e vegjël. Hapen sa një pjatë e vogël. Bashkohen dy nga dy duke i lyer në mes me yndyrë. Peta tëhollohet dhe paloset nga të dyja anët. Në mesë, për së gjati, vihet maza e përgatitur dhe mbështillet peta nga të dyja anët në formë roleje. Vihet në mes të tepsisë së lyer duke e mbështjellë në rreth. Njëlloj veprohet me petët e tjera, të cilat hapen dhe mbështillen, pastaj vendosen në tepsi njëra pas tjetrës, duke e zmadhuar rrethin. Mbi lyhet me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë, në fillim me temperaturë 250 gradë C, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C, për t’u pjekur gjersa të skuqet. Pasi të ftohet pak, pritet dhe shërbehet me kos ose jogurt, djathë, speca të pjekur, turshi etj.

(Kosova Sot)