Reçeta e Cekës - Pite me djathë

  • 15 May 2017 - 17:35
Reçeta e Cekës - Pite me djathë

PËRBËRËSIT: 1 kg petë, 1/2 kg djathë, 1/4 mazë, 6 kokrra vezë, 100 gr gjalpë, 1/2 lit qumësht. Në vezë të tundura shtohen djathi i troshitur, maza dhe 3 dcl qumësht. Veçan shkrihet yndyra. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrihet një petë, e cila lyhet me yndyrë, mbi i hidhet nga masa e përgatitur me djathë. Mbi petë të shtruara me djathë, vihet peta tjetër, mirë është që çdo petë të ulet në masën e përgatitur me djathë, pastaj të rrafshohet në tepsi dhe të spërkatet me yndyrë. Kështu veprohet gjersa të harxhohen përbërësit. Në fund vendoset peta e cila me brushë kuzhine lyhet me yndyrë, shpohet pitja në disa vende me pirun dhe mbi i hidhen 2 dcl qumësht, rrafshohet mirë gjersa të depërtojë qumështi në brendi dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur. 

(Kosova Sot)