Reçeta e Cekës- Pogaçe me mish

  • 21 May 2017 - 14:12
Reçeta e Cekës- Pogaçe me mish

PËRBËRËSIT:

250 gr mish të bluar, 1 qepë, 4 vezë, 1 gotë kos ose ajkë, 20 lugë miell, 1 pluhur paste ose 1 lugë çaji sodë, vegetë, kripë, piper. Qepa e grirë në rende fërgohet. Shtohet mishi dhe fërgohet pak me qepë gjersa të avullojë i tërë lëngu.

Pasi të ftohet masa e mishit, hidhen vezët e tundura me kos, kripë, piper, vegetë dhe përzihen mirë. Kësaj mase i shtohet mielli me sodë, ngjeshet, pastaj shtrihet në tepsi të lyer me yndyrë. Piqet në furrë të nxehtë dhe pasi të ftohet pak, pritet në katrorë.

(Kosova Sot)