Reçeta e Cekës- Roladë Çokollate

  • 24 May 2017 - 09:09
Reçeta e Cekës- Roladë Çokollate

PËRBËRËSIT:

8 vezë, 8 l. sheqer, 6 l. arra të bluara, 5 l. miell, 100 gr. çokollatë, 4 dcl ajkë qumshti. Tunden vezët me sheqer. Shtohen arrat dhe mielli duke e përzier me lugë. Kësaj mase i shtohet 100 gr. çokollatë e shkrirë dhe brumi derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të myndyrshme. Piqet në furrë me temp. 200 gradë C. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur mpastaj i largohet letra.

Në ndërkohë, tundet ajka. Pasi të ftohet rolada, lyhet me ¾ e pjesës së majkës, pastaj mbështillet me kujdes në roladë. Mbi dhe anash lyhet me ajkën e mbetur. Mbi i hidhet mçokollatë në rende ose arra të bluara. Pasi të ftohet mirë, pritet në rrathë. Rrathëve të prera msipas dëshirës i ipet forma e kërmillit duke i vu brirët e formuar nga çokollata e shkrirë. Zbukurohet me këpurdha të ëmbla. 

(Kosova Sot)