Reçeta e Cekës- Pite me purrinjë

  • 20 June 2017 - 16:16
Reçeta e Cekës- Pite me purrinjë

Preshtë pastrohen, lahen, priten imët dhe fërgohen gjersa të zbuten. Shtohet djathi i thërmuar, vezët e tundura, 1/2 gotë yndyrë dhe uji mineral. Në tepsi të lyer me yndyrë vendosen 2 petë njëra pas tjetrës duke i lyer me yndyrë. Mbi hidhet një pjesë e mbushjes. Vazhdohet duke i rradhur petët të cilat lyhen me mbushjen e përgaditur. Peta e fundit lyhet me yndyrë dhe pitja e përgaditur futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqet në sipërfaqe. Nëse pitja përgaditet me petë të holla, atëherë uji mineral dhe yndyra nuk përzihen me purrinjë, por petët palosen duke i spërkatur me yndyrë të përzier me ujë mineral. Në këtë rast mbushja hidhet në çdo të tretën petë. 

(Kosova Sot)