Reçeta e Cekës - Çorbë me patate

  • 22 June 2017 - 13:09
Reçeta e Cekës - Çorbë me patate

PËRBËRËSIT:

1 kg patate,

2 karrota,

2 lugë gjalpë,

1 lugë miell,

2 qepë,

specall,

1 lugë salcë domatesh,

fletë dafine,

kripë,

piper,

1 dcl ajkë,

1/2 tubë majdanoz. 

Në tenxhere me yndyrë fërgohet qepa e grirë hollë dhe karrotat gjersa të zbutet. Shtohet mielli dhe sa të fërgohet 2-3 minuta hidhen specall, supë katrorke ose lëng mishi. Në të gjitha këto, sa të marrin një valë, shtohen patatet e qëruara dhe të prera. Hidhen kripë, piper, fletë dafine dhe në zjarr të ulët zihen afro 40 minuta. Shtohet salcë domatesh dhe vlohen së bashku edhe 10 minuta. Para se të servohet, zbrazet në enë ku dë të shërbehet , mbi i hidhet ajkë dhe shërbehet me suxhuk, bërxolla mishi ose si gjellë pa shtesë, por e servuar me sallatë stine.

(Kosova Sot)