Reçeta e Cekës- Bukë franceze e mbushur

  • 23 June 2017 - 13:07
Reçeta e Cekës- Bukë franceze e mbushur

PËRBËRËSIT: 1 bukë franceze, 300 gr mish të zier bibe ose zogu, 1 paketim djathë krem, 4 tranguj turshi, 3 vezë, 1 lugëz mustardë, piper, kripë. Priten majat e bukës, tuli largohet dhe ulet në qumësht. Mishi bluhet, i shtohen trangujt e copëtuar, djathi, vezët e ziera e të shtypura, mustarda , kripa, piperi.

Përzihet me tul buke të kulluar, gjersa të fitohet një masë e lëmuar . Mbushet buka me këtë masë, mbështillet me pecetë të pastër dhe futet në frigorifer. Para servirjes, pritet me thikë të sprehur mirë, paloset në pjatë dhe zbukurohet sipas dëshirës. Buka e përgatitur në këtë mënyrë, preferohet për piknik, ku e shoqëruar me jogurt, e zëvendëson drekën. 

(Kosova Sot)