Reçeta e Cekës-Çorbë begu

  • 25 June 2017 - 09:17
Reçeta e Cekës-Çorbë begu

PËRBËRËSIT:

400 gr mish pule, 200 gr rrënjë perimesh(karotë, majdanoz, selino, ) 50 gr gjalpë, 50 gr miell, 100 gr bamje, 1 e verdhë veze, 50 gr ajkë, 1/2 limoni, 1 fletë dafine, kripë, piper, majdanoz i grirë hollë. Vihet pula të zihet me rrënjë perimesh. I hidhen kripë , piper kokërr dhe fletë dafine. Mishi i zier kullohet, pritet në copa të vogla së bashku me perimet.

Në tenxhere tjetër, bëhet një fërgesë e çeltë me gjalpë dhe miell. Duke e përzier shtohet supa, zihet 15 minuta, pastaj shtohen mishi dhe perimet. Ndërkohë zihen bamjet në ujë me pak lëng limoni. Pasi të kullohen, hidhen në supë. Para se të shërbehet, supës së nxehtë i shtohen veza e tundur me ajkë, lëng limoni, piper dhe majdanoz i grirë hollë. 

(Kosova Sot)