Reçeta e Cekës - Shah torte

  • 25 June 2017 - 20:35
Reçeta e Cekës - Shah  torte

PËRBËRËSIT:

14 vezë, 
 10 lugë sheqer,
 8 lugë miell, 
 150 gr arra të bluara, 
 150 gr çokollatë, 
 250 gr gjalpë ose margarinë e zbutur, 
 8 lugë sheqer pluhur, 
 3 lugë të vogla kafe të bluar,
 3 lugë kakao, 
 1 sheqer vanilje, 
 1 lëvore limoni në rende. 

Patishpani i parë përgatitet me 5 vezë, të cilat tunden me 5 lugë sheqer, gjersa të fryhen. i shtohen 5 lugë miell dhe vanilja duke e përzier me lugë. Derdhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Piqet në furrë me temperaturë 16o C për 30 minuta. Posa të ftohet largohet nga furra e nga kallëpi dhe lihet anash, për të vepruar njëlloj edhe me patishpanin e zi, por këtij i hidhen vetëm 3 lugë miell, e i shtohen kafe dhe kakao.

Filli: Margarina e zbutur tundet me 4 lugë sheqer pluhur, shtohen 4 të verdhat e vezëve, çokollata e zbutur dhe arrat e bluara. Veçantë tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur me 3 lugë sheqer pluhur dhe bashkohen me fillin e përgatitur. 

Mënyra e radhitjes: Me katër enë madhësish të ndryshme, priten patishpanët në rrathë. Me kujdes bëhet ndërrimi i vendeve të rrathëve. Në mes vendoset patishp. me ngjyrë të verdhë, përreth tij, i ziu, i verdhi…Në rendin e dytë, në mes vendoset patishp. me ngjyrë të zezë, mandej me ngjyrë të verdhë…Duke i radhitur, rrathët lyhen me fill, në mënyrë që të ngjiten njëri me tjetrin. Shtresa e parë, e dytë si dhe anash lyhen me fill. Mbi mund të zbukurohet sipas shijes. Torta ftohet mirë, e kur të pritet merr formën e fushës së shahut. 

(Kosova Sot)