Reçeta e Cekës-Kotëletë në xhelatinë

  • 27 June 2017 - 14:10
Reçeta e Cekës-Kotëletë në xhelatinë

PËRBËRËSIT: 4 kotëleta viçi, 1/2 lit supë të kthjellët katrorke, 1 qepë, 1 lugë piper kokërr, 2 fletë dafine, 2 kokrra karafili, 4 qeska xhelatinë, 1/8 lit verë të bardhë, 1 spec i kuq turshi, 2 tranguj të vegjël turshi, 1 vezë e zier fortë. Zihet supa së bashku me qepë, piper, dafinë dhe karafil. Shtohen kotëletat dhe zihen 40 minuta në temperaturë mesatare. Ndërkohë xhelatina ulet në ujë të ftohtë. Kotëletat e ziera largohen nga supa që të ftohen. Supa kullohet dhe në të derdhet xhelatina e ulur në ujë të ftohtë. Shtohet vera e bardhë. Pak xhelatinë qitet në katër pjata ku do të vihen kotëletat dhe lihet të qëndrojë në vend të ftohtë që të trashet. Pasi të mpikset xhelatina, zbukurohet me speca të prerë , vezë dhe tranguj të prerë në rrathë. Prapë shtohet xhelatinë dhe lihet të trashet. Mbi vihen kotëletat dhe xhelatina e mbetur. Pjatat vihen në vend të ftohtë gjersa të trashet xhelatina. Para se të servohet, pjatat futen pak në ujë të valë dhe përmbysen në pjata ku do të shërbehen. Në të njejtën mënyrë mund të përgaditen edhe prodhime mishi të terur me vezë e perime. 

(Kosova Sot)