Reçeta e Cekës - Torta bombë

  • 28 June 2017 - 20:01
Reçeta e Cekës - Torta bombë

PËRBËRËSIT:
12 vezë,

6 lugë sheqer,

7 lugë sheqer pluhur,

5 lugë miell,

15 lugë arra të bluara,

1 sheqer vanilë,

1 margarinë,

150 gr. çokollatë për gatim,

1 lëvore limoni ose portokalli,

1 krem i rrahur,

kakao. 

6 të bardha të vezëve tunden me 3 lugë sheqer në shkumë të qëndrueshme. Veçan tunden të verdhat e vezëve me 3 lugë sheqer. Hidhet gradualisht mielli i pëzier me pluhur paste, lëvorja e limonit, 5 lugë arra të bluara dhe sheqeri vanilë duke i pëzier me lugë. Kësaj mase i shtohen të bardhat e vezëve dhe përzierja vazhdon gjersa masa të bëhet e njëllojtë. Kallëpi për tortë ose tepsia lyhet me yndyrë, përmillet dhe piqet në temperaturë170 gradë C për 40 min. Qëndron në furrë gjersa të ftohet. Patishpani i ftohur pritet horizontalisht. Njëra pjesë e patishpanit vendoset në enë me fund sferik. Filli: Margarini i zbutur tundet gjersa të fryhet. Shtohen 2 lugë sheqer pluhur, 6 të verdhat e vezëve, çokollata e shkrirë, 10 lugë arra të bluara dhe lëvorja e portokallit ose limonit e kaluar në rende. Në një enë veçan tunden të bardhat e vezëve me 5 lugë sheqer pluhur dhe pëzihen me masën e kremit. Kremi derdhet në enë mbi patishpan, kurse me pjesën tjetër të patishpanit mbulohet dhe futet në friz për 3-4 orë. Pasi të ftohet mirë, fundi i enës zhytet në ujë valë, në mënyrë që të përmbyset më lehtë në pjatë për tortë. Torta lyhet me krem të rrahur dhe zbukurohet sipas dëshirës. 

(Kosova Sot)