Reçeta e Cekës - Biskota të njelmëta - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės - Biskota tė njelmėta

Reēeta e Cekės - Biskota tė njelmėta

PËRBËRËSIT:
5 filxhanë kafeje vaj,

3 filxhanë birrë ose verë të bardhë,

15 filxhanë miell,

1 pluhur paste,

1 lugë kripë, susam ose qimnon. 

Me përbërësit e lartpërmendur, përpos susamit, gatuhet dhe ngjeshet mirë një brumë i butë. Shtrihet në tavolinë dhe me modelete nxirren biskotat, të cilët radhiten në tepsi të lyer me yndyrë. Lyhen me të bardhë veze, mbi u hidhet susam dhe futen në furrë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur për afro 15-20 minuta. Nga brumi i përgatitur, mbushen dy tepsi shporeti. Me të njëjtin brumë mund të përgatiten shkopinj, të cilët kalohen në mjaft susam, pastaj piqen. 

(Kosova Sot) 

16 orë e 27 minuta më parë