Reçeta e Cekes: Mish lepuri me mustradë

  • 24 July 2017 - 08:47
Reçeta e Cekes: Mish lepuri me mustradë

PËRBËRËSIT: 1 lepur rreth 2 kg, 150 gr mustardë, 1 lugë nenexhik, 2 lugë vaj, 150 gr margarinë për pjekje, kripë, piper, 4-5 qepë, 1/4 verë e bardhë, ajkë. Pritet mishi në pjesë racioni, lahet dhe fshihet me letër kuzhine. Lyhet me 1/3 e mustardës dhe fërkohet mirë me nenexhik dhe vaj. Mishi i marinuar mbulohet dhe qëndron gjatë natës në frigorifer. Margarina përzihet me mustardë dhe lyhet lepuri me këtë përbërje, me kripë dhe piper. Futet në furrë të nxehtë dhe piqet në tel shporeti, kurse nën të vendoset një tepsi për t'u kulluar lëngu. Gjatë pjekjes, laget me lëngun të cilin e lëshon dhe me mustardë e margarinë. Lepuri piqet për 50-60 minuta. Lëngu, të cilin e lëshon gjatë pjekjes, përzihet me ujë dhe verë. Qepa e prerë imët vihet në lëngun e mishit për t'u zier gjersa të shteret 1/3 e lëngut. Shtohet ajka dhe vlohet gjersa të përgjysmohet sasia. Shërbehet nga një cope mishi për racion me patate të ziera dhe sallatë.

(Kosova Sot)