Reçeta e Cekës-Supë me miell misri

  • 15 August 2017 - 12:29
Reçeta e Cekës-Supë me miell misri

PËRBËRËSIT: 2 lugë miell misri, 2 lugë vaj, 2 thelpinj hudhre, majdanoz i grirë hollë, një maj luge specall, kripë, piper dhe 2 lugë ajkë. Në vaj të nxehtë hidhet mielli dhe në temperaturë të ulët fërgohet duke e përzier vazhdimisht.

Shtohen specalli dhe hudhra e shtypur, përzihet dy -tri herë, pastaj shtohen 4 dcl ujë të nxehtë. Përzihet mirë, mbulohet me kapak dhe supa zihet 20 minuta. Në fund hidhen majdanoz i grirë imët dhe ajka e holluar me pak ujë. Sa të marrë një valë, largohet nga zjarri dhe shërbehet e nxehtë. Supë 

(Kosova Sot)