RECETA E CEKES-QOFTE ME MISH TË PËRZIER

  • 19 August 2017 - 09:21
RECETA E CEKES-QOFTE ME MISH TË PËRZIER

PËRBËRËSIT: 300 gr mish të bluar mëshqerre, 300 gr mish të bluar qengji, 2 qepë të mesme, 3 lugë verë të zezë, 3 lugë vaj, 50 gr djathë, 3 thelpinj hudhre, 1 trangull i vogël, 1 gotë ajkë ose kos delesh, 1/2 lëvore limoni, kripë, piper, sipas dëshirës disa fletë naneje. Bëhet përzierja e mishit të bluar, qepës së bluar ose të kaluar në rende, shtohen hudhra e shtypur, lëvorja e larë e limonit dhe e prerë imët dhe naneja e grimcuar. Kriposet, piperoset dhe shtohet vera. Masa përzihet mirë dhe me të bëhen qofte të shtypura mirë. Djathi pritet në katrorka dhe në çdo qofte vihet nga një katror djathi. Pasi qëndrojnë në vend të ftohtë 30 minuta, qoftet radhiten në tepsi të lyer me yndyrë, mbi gjithashtu lyhen me yndyrë dhe futen në furrë të nxehtë, për t’u pjekur gjersa të jenë skuqur. Ndërkohë përgatitet taratori nga ajka, hudhra e shtypur dhe trangulli i prerë imët. Sipas dëshirës, kriposet dhe i hidhet majdanoz i grirë imët. Qoftet shërbehen të nxehta, të shoqëruara me tarator të përgatitur nga ajka

(Kosova Sot)