Receta Cekës- Sallatë e shijshme verore
PËRBËRËSIT: 1 kg domate, 1 kg speca (2-3 speca djegës), 1 kokë hudhër, 4 lugë vaj, 2 lugë uthull, kripë, 1 tubë majdanoz.
Domatet dhe specat piqen, qërohen, grimcohen, u hidhen hudhra e shtypur, kripa, vaji, uthulla, majdanozi i grirë. Sallata përzihet mirë dhe shërbehet me bukë mrume të vogla e të nxehta. Përbërja mund të dyfishohet, pasi që kjo sallatë, e mbuluar mirë, mund të ruhet në frigorifer 2-3 ditë, pa e humbur shijen dhe cilësinë.
(Kosova Sot)