Receta e Cekës - Sufle me djathë

  • 21 August 2017 - 16:25
Receta e Cekës - Sufle me djathë

Përbërësit:

2. 5 dcl qumësht,

30 gr gjalpë,

150 gr miell,

60 gr djathë në rende,

 kripë,

piper,

4 vezë,

1 e bardhë veze.

Qumështi nxehet gati gjersa të vëlojë. Në të shkrihet gjalpi, pastaj hidhet mielli duke e përzier shpejt, gjersa të bëhet një brumë i hollë pa kokrra. Përzihet në zjarr disa minuta gjersa të trashet, atëherë largohet nga zjarri që të ftohet. Të verdhat e vezëve tunden me pak qumësht dhe bashkohen me brumin e përgatitur, shtohen djathi, kripa, piperi dhe në fund të bardhat e vezëve të tundura sikurse borë. Masa hidhet deri në gjysmë të kallëpit, ose në kallëp të vegjël dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta, kurse të voglat 10 min. Shërbehet e nxehtë.

 (Kosova Sot)