Receta e Cekës - Sallatë nga oktapodi

  • 22 August 2017 - 12:20
Receta e Cekës - Sallatë nga oktapodi

PËRBËRËSIT:

1 oktapod (tetëkëmbësh), 50 gr patate, 1 qepë, 1 dcl vaj ulliri, kripë, piper, 1 thelb hudhre, lëng limoni, në majë të gishtërinjve sheqer. Oktapodi lahet mirë dhe zihet 45 minuta. Veçan zihen patatet e paqëruara, pastaj qërohen dhe priten në katrorë të vegjël. Oktapodi i zier kullohet, pritet në copa të vogla dhe sipër i hidhen patatet, hudhrat e grira, vaji, kripa, sheqeri, piperi dhe lëngu i limonit ose uthulla. Sallata e përzier mund të shërbehet e nxehtë ose e ftohtë. 

(Kosova Sot)