Receta e Cekës - Petë me shpezë të egra

  • 23 August 2017 - 12:34
Receta e Cekës - Petë me shpezë të egra

PËRBËRËSIT:

Në mungesë të shpezëve të egra,

pulë shtëpie,

1 kg miell,

 200 gr. yndyrë, kripë.

Pula e pastruar e prerë në racione, zihet në ujë me kripë gjersa të zbutet. Pula vendoset në enë të lyer me yndyrë dhe skuqet në furrë të nxehtë. Zinet brumi sikurse i pites. Ndahen 30 kuleç, të cilët hollohen dhe gatuhet 2 katmer sikurse çdo katmer duke e lyer çdo petë me yndyrë. Katmeri i parë vendoset në tepsi të lyer dhe hapet sa madhësia e tepsisë. Mbi katmerin e par të lyer me yndyrë, hidhet edhe katmeri i dytë i gatuar njëlloj. Lyhet mbi me yndyrë dhe peta piqet gjersa të skuqet. Peta e nxehtë përvëlohet me supën valë gjersa të ulet nga të gjitha anët. Mbi petë vendoset mishi i skuqur dhe futet edhe 10 min. në furrë të nxehtë. Pasi të ftohet pak, peta pritet në katrorë dhe shërbehet e nxehtë me mish të skuqur.

(Kosova Sot)