Receta e Cekës - Qengj i mbushur me oriz

  • 13 September 2017 - 16:42
Receta e Cekës - Qengj i mbushur me oriz

PËRBËRËSIT:

Një qengj i vogël afro 6 kg,

750 gr oriz,

2 qepë të mëdha,

4-5 thelpinj hudhre,

1 tubë majdanoz,

kripë,

piper,

 3 dcl vaj ose gjalpë,

mëlçitë e qengjit.

Qengji i pastruar, i larë dhe i fshirë, kriposet mirë brenda dhe jashtë nga të gjitha anët. I hidhen piper, arrë moskati sipas dëshirës. Orizi i pastruar dhe i larë, zihet 10 minuta në mjaft ujë të njelmët, pastaj shpërlahet me ujë të ftohtë disa herë dhe kullohet mirë. Qepët e grira hollë fërgohen në 1. 5 dcl yndyrë gjersa të zverdhen. Shtohet hudhra, përzihet 2-3 herë dhe kësaj mase i shtohen mëlçitë e qengjit të prera në kubikë. Pasi të largohen nga zjarri, i shtohen orizi gjysmë i zier, majdanozi i prerë imët, kripë sipas dëshirës, piper dhe mëlmesa të tjera sipas shijes. Me këtë masë mbushet brendia e qengjit, qepet me spango kuzhine, vendoset në tepsi të lyer me yndyrë, mbi i hidhet vaj dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C, për t’u pjekur për afro 2-3 orë. Gjatë pjekjes, kohë pas kohe, hidhet verë e bardhë ose ujë i nxehtë dhe laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Shërbehet me mbushje dhe sallatë të gjelbër.

(Kosova Sot)