Receta e Cekës - Fazan i pjekur

  • 18 September 2017 - 08:21
Receta e Cekës - Fazan i pjekur

PËRBËRËSIT:

1 fazan me madhësi mesatare, kripë, piper, 2 mollë të tharta, 100 gr ajkë, gjalpë, 1 qepë, 1 karotë, 2-3 thelpinj hudhre, 1 fletë dafine, majdanoz i grirë hollë.

Fazanët e prerë zakonisht qëndrojnë 24 orë në vend të freskët, pastaj pastrohen nga puplat dhe të brendshmet. Lahet mirë fazani dhe kullohet. Kriposet brenda dhe jashtë, piperoset dhe skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët. Shtohen qepa e grirë, karota dhe hudhra e pasi të fërgohen pak, shtohen dafina, fletë selinoje dhe gjysma e verës. Pranë fazanit vendosen mollët, mbulohet ena, futet në furrë me temperaturë mesatare dhe piqet në zjarr të ngadaltë gjersa të jetë zbutur mishi. Kohë pas kohe laget me lëngun e vet. Pasi të largohet nga ena, kullohet lëngu, vihet në zjarr të ngadaltë, hidhet pjesa tjetër e verës dhe ajka dhe, sa të marrë valë, largohet nga zjarri derdhet mbi fazan të pjekur e të servuar në pjatë të nxehtë ovale.

(Kosova Sot)