Receta e Cekës - Fileta role me spinaq

  • 25 September 2017 - 15:08
Receta e Cekës - Fileta role me spinaq

PËRBËRËSIT:

4 fileta nga 150 gr 1/5 kg spinaq, 100 gr karota, 75 gr djathë të yndyrshëm 30 gr gjalpë ose margarinë, 2 dcl verë të bardhë, 1/2 gotë ajkë, 1 lugë e rrafshuar miell, 1 lugë lëng limoni, kripë, piper.

Filetat e mishit pasi të lahen e fshihen, rrehen në mënyrë që të tëhollohen pak dhe t'u jepet forma. Kriporen, u hidhet piper dhe mëlmesa sipas shijes. Spinaqi i pastruar përvlohet, karotat zihen 5 minuta. Spinaqi i kulluar grihet hollë, kurse karotat priten në fije të holla për së gjati. Dy e treta e spinaqit shtrihet në fileta, mbi të karotat dhe mbi hidhet djathi i thërrmuar. Mbështillen dhe përforcohen me rrëmojëse dhëmbësh ose lidhen me penj dhe radhiten në enë qelqi të lyer me yndyrë, hidhet 1 dcl verë, mbulohet me kapak, futet në furrë të nxehtë 250 gradë C për ½ orë, e pastaj në temperaturë më të ulët gjersa të zbutet mishi. Largohet kapaku dhe vazhdon pjekja edhe pak gjersa mishi të marrë një ngjyrë të kuqërremtë. Ndërkohë, në gjalpë fërgohet mielli, shtohet spinaqi, përzihet dhe i hidhet 1 dcl verë. Posa salca të jetë gati, i shtohet ajka e tundur me lëng limoni. Shërbehet me role mishi, patate të ziera ose ndonjë garniturë tjetër. 

(Kosova Sot)