Receta e Cekës - Tavë me bishtaja

  • 10 October 2017 - 16:15
Receta e Cekës - Tavë me bishtaja

PËRBËRËSIT:

1 kg bishtaja,

1/2 kg mish shpatulle,

 100 gr gjalpë,

3 qepë,

3 thelpinj hudhre,

1 lugë e rrafshuar miell,

specall, piper,

kripë, 1 tubë majadanoz,

1 spec,

1/2 kg domate,

4 vezë, 2 lugë ajkë.

2 qepë të pastruara dhe të prera imët, fërgohen në 50 gr gjalpë. Shtohen mishi i prerë në copa të vogla, hudhrat dhe së bashku fërgohen 10 minuta. Hidhet pak ujë i nxehtë sa të mbulohet mishi, mbulohet ena dhe mishi vlohet në zjarr të lehtë gjersa të zbutet. Veçan në yndyrë të nxehtë fërgohet 1 qepë. Shtohen bishtajat e pastruara nga majat e bishtat dhe të prera në pjesë të barabarta. Përzihen me qepët, mbulohen me kapak dhe në zjarr të lehtë vlohen gjersa të zbuten pak. Mishi i zier largohet nga ena, e në atë yndyrë hidhet mielli dhe përgatitet një fërgesë e hollë. Hidhen specall e pak ujë i nxehtë, piper, majdanoz, speci i prerë imët, domatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël dhe pasi të përzihet e rregullohet me kripë, hidhet mbi bishtaja. Të gjitha përzihen mirë dhe derdhen në tavë dheu. Mbi vihet mishi i zier dhe tava futet në furrë të nxehtë gjersa të shteret lëngu dhe të skuqet mishi. Tunden vezët me ajkë, kripohen pak dhe kjo masë hidhet mbi tavë, e cila futet në furrë për 5-6 minuta.

(Kosova Sot)