Receta e Cekës-Fileta pule të mbushura me spinaq - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės-Fileta pule tė mbushura me spinaq

Receta e Cekės-Fileta pule tė mbushura me spinaq

PËRBËRËSIT: 4 copa mish të bardhë pule, 200 gr spinaq, 4 lugë djathë të thërmuar, 1 lugë ajkë ose mazë, 1 lugë mustardë, 1 thelb hudhre, 1 lugë lëng limoni, 1 lugë vaj, 2 lugë gjalpë, kripë, vegetë, piper.

Priten filetat me kujdes, sa të fitohet nga një xhep për mbushje dhe kriposet brendia me vegetë. Vendosen në enë porcelani, u hidhen vaj, mustardë, hudhër e shtypur, majdanoz i grirë hollë, lëng limoni , piper dhe mbulohet ena. Ndërkohë, bëhet përgatitja për mbushje. Spinaqi lahet, grihet hollë , zihet 2-3 minuta në lëngun të cilin e lëshon gjatë zierjes dhe, posa të ftohet pak, i shtohen djathë i grimcuar, ajkë, kripë, piper, përzihen mirë dhe me këtë masë të përgatitur bëhet mbushja e mishit. Pasi të mbyllen me rrëmojësa dhëmbësh, kriporen , fërgohen në yndyrë me zjarr të fuqishëm nga të dyja anët, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Nëse është mishi më i fortë, shtohen 2 dcl ujë ose verë të bardhë dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Servohen me pure spinaqi ose perime të ziera e të kaluara në yndyrë dhe me sallatë stine. Pure spinaqi: 1/2 kg spinaq i pastruar dhe i grirë hollë, vlohet në lëngun e vet 5 minuta. Në enë tjetër me 50 gr gjalpë, fërgohet një lugë miell, por që të mos skuqet. I shtohen dy thelpinj hudhre, përvëlohet me supë ose ujë, përzihet me spinaq të vluar, i shtohen një lugë ajkë, kripë, piper dhe shërbehet me çdo lloj mishi ose me vezë në sy.

(Kosova Sot)

22 orë e 13 minuta më parë