Receta e Cekës: MISH I BARDH PULE ME MUSTARD

  • 12 December 2017 - 08:44
Receta e Cekës: MISH I BARDH PULE ME MUSTARD

PËRBËRËSIT:

6 fileta pule,

2 thelpinj hudhre,

1 lugë mustardë,

2 dcl verë të bardhë,

gjalpë ose vaj,

kripë,

piper.

Filetat fërkohen nga të gjitha anët me hudhër të shtypur, kripë, dhe rozmarinë. Skuqen në yndyrë të nxehtë nga të dyja anët. Largohen nga yndyra, në të cilën hidhet 1 lugë mustardë, përzihet gjersa të tretet, pastaj hidhen verë dhe piper. Filetat kthehen në yndyrë për t’u zier në zjarr të ulët, gjersa të zbuten. Shërbehen me burani, patate të ziera, bizele ose bishtaja.

(Kosova Sot)