Reçeta e Cekës: BUKË FRANCEZE E MBUSHUR

  • 17 December 2017 - 21:31
Reçeta e Cekës: BUKË FRANCEZE E MBUSHUR

PËRBËRËSIT:

1 bukë franceze, 300 gr mish të zier bibe ose zogu, 1 paketim djathë krem, 4 tranguj turshi, 3 vezë, 1 lugëz mustardë, piper, kripë.

Priten majat e bukës, tuli largohet dhe ulet në qumësht. Mishi bluhet, i shtohen trangujt e copëtuar, djathi, vezët e ziera e të shtypura, mustarda , kripa, piperi. Përzihet me tul buke të kulluar, gjersa të fitohet një masë e lëmuar . Mbushet buka me këtë masë, mbështillet me pecetë të pastër dhe futet në frigorifer. Para servirjes, pritet me thikë të sprehur mirë, paloset në pjatë dhe zbukurohet sipas dëshirës. Buka e përgatitur në këtë mënyrë, preferohet për piknik, ku e shoqëruar me jogurt, e zëvendëson drekën.  

(Kosova Sot)