Receta e Cekes: BIFTEKË NË FLAKË-FLAMBIM

  • 11 January 2018 - 08:52
Receta e Cekes: BIFTEKË NË FLAKË-FLAMBIM

PËRBËRËSIT: 2 copë biftekë, yndyrë, 10 kokrra piper të bardhë të ulur në ujë dhe të kulluar, 1 dcl konjak, 2 dcl krem (ajkë “Hopla”), kripë, 1/4 katrorkë supe ose vegetë. Skuqen biftekët nga të dyja anët nga 4 minuta. Derdhet yndyra në të cilën janë skuqur biftekët dhe përreth hidhen kokrrat e piperit. Sa të fërgohen pak kokrrat dhe të lëshojnë aromën, shtohet konjaku ose shtoku rreth e përqark mishit. Konjaku i nxehtë ndizet flakë e cila e përfshin edhe mishin dhe i jep aromë nxitëse. Pasi të shuhet flaka, hidhet krem gjer te sipërfaqja e mishit. Kremit i hidhet pak vegetë ose katrorkë supe. Sa të vlojë kremi dhe të shkumojë, dhe pasi të ulet shkuma, largohet ena nga zjarri. Shërbehet në çast me pomfrit, patate të ziera, jufka të spërkatura me parmezan etj.

(Kosova Sot)