RECETA E CEKES: KIFLE ME BRUMË TË FLETËZUAR

  • 15 March 2018 - 14:53
RECETA E CEKES: KIFLE ME BRUMË TË FLETËZUAR

PËRBËRËSIT:

400 gr. brum i fletëzuar, sallamë e prerë në formë trekëndëshi ose ndonjë produkt tjetër mishi i përshtatshëm,

200 gr. kaçkavall i kaluar në rende,

1/2 tubë majdanoz i grirë hollë,

1 vezë dhe gjalpë për lyerje.

Brumi hollohet në forma të rrumbullakëta në diametër prej 25 cm. Çdo rreth pritet në 6 pjesë të barabarta. Në çdo pjesë vihet nga një pjesë sallame e prerë, hidhen djath në rende, majdanoz i prerë imët dhe sipas dëshirës piper. Kiflet mbështillen, vendosen në tepsi të lyer me yndyrë në largësi njëra nga tjetra 10 cm. Mbulohen me plastmasë gjersa të nxehet furra të lyer me vaj ose pecet të lagur. Kyçet furra në 200 gradë C. Lyhen me vezë të tundura dhe futen në furrë të nxehtë që të piqen për 20 min. gjersa të skuqen.

(Kosova Sot)