Receta e Cekës: Pije me banane dhe qumësht

  • 15 March 2018 - 19:16
Receta e Cekës: Pije me banane dhe qumësht

PËRBËRËSIT:
 2 banane,
 2 lugë mjaltë ose sheqer,
 1/2 lit qumësht,
 sipas dëshirës sheqer vanileje. 

Bananja e qëruar pritet në rrathë dhe shtypet me pirun. Shtohen sheqeri vanilje dhe mjalti. Gradualisht shtohet qumështi i ftohtë duke i tundur të gjitha me mikserblender. Shërbehet në çast. Pija e qumështit përgatitet njëlloj edhe me dredhëza dhe të gjitha pemët e buta.  

(Kosova Sot)