Recete e Cekës: Këjma

  • 18 March 2018 - 09:57
Recete e Cekës: Këjma

PËRBËRËSIT:

  •  4 qepë të bluara,
  •  700 gr. mish qengji ose
  • viçi,
  •  1 lugë gjalpë ose 3 vaj,
  •  specall, piper, kripë, vegetë,
  • majdanoz,
  •  2 dcl verë e bardhë,
  •  4 koka vezë

Mishi-butë qengji ose viçi pritet në kubik të vegjël. Qepët grihen dhe hidhen në enë me yndyrë të nxehtë për t’u fërguar. Shtohet mishi dhe përzihen kohë pas kohe, gjersa të zverdhen dhe të zbuten qepët. Hidhet specall, piper, kripë, vegetë, përzihet 2-3 herë dhe shtohet verë ose ujë i nxehtë. Mbulohet ena me kapak dhe zihet mishi në zjarrë të lehtë gjersa të zbutet mishi dhe të avullojë lëngu. Pastaj shtohet majdanozi i grirë imët, përzihet mirë dhe masa hidhet në enë qelqi ose tepsi ku do të shërbehet. Vezët tunden mirë me pak kripë dhe hidhen mbi, pastaj ena futet në furrë për pak kohë gjersa të mpiksen vezët. Këjma pritet në katrorë dhe shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot)