Receta e Cekes: ËMBËLSIRË ME MJALTË DHE ARRA

  • 27 May 2018 - 10:11
Receta e Cekes: ËMBËLSIRË ME MJALTË DHE ARRA

PËRBËRËSIT PËR BRUMË:

2 vezë,

2 lugë mjaltë,

1 lugë gjalpë,

200 gr sheqer,

500 gr miell,

1 lugëz sodë buke,

13 lugë qumësht.

KREMI:

1/2 lit qumësht,

4 lugë miell,

200 gr sheqer,

250 gr gjalpë,

2 lugë kakao,

200 gr arra.

Në zjarr të ulët, duke i përzier, shkrihen mjalti, gjalpi, dhe sheqeri. Shtohen vezët. Masa tundet pak, pastaj shtohen qumështi dhe mielli me sodë. Brumi ngjeshet dhe ndahet në katër pjesë, të cilat hollohen në katër kore katërkëndëshe. Piqen koret në tepsi të përmbysur, të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Ndërkohë vlohet qumështi me sheqer. Shtohet mielli i ulur në pak qumësht duke e tundur vazhdimisht. Hidhet kakaoja dhe përzihet. Pasi të ftohet masa, shtohen gjalpi i tundur dhe arrat e bluara. Me këtë krem lyhen koret duke i vendosur njërën mbi tjetrën. Ëmbëlsira lyhet me glazurë çokollate dhe mbi të hidhen arra të bluara. Pasi të ftohet mirë, pritet në katrorë.

(Kosova Sot)